Latifi nuk tërhiqet: Punimet në sheshin e qendrës do të vazhdojnë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, si zakonisht ka përdorur një fjalor ironik në raport me asamblistët tjerë, por ai u zotua se projektet do t’i çojë në fund.

Në përgjigje ndaj kritikave të asamblistit Ilri Pallqa, ishte kryetari Latifi ai që ju përgjigj asamblistit opozitar i cili ngriti shqetësimin e madh qytetar të vet banorëve të qendrës së qytetit dhe gjithë komunës.

Latifi tha se pavarësisht këtyre kritikave punimet do të vazhdojnë nga kompania e kontraktuar ashtu siç është paraparë gjatë ditëve në vijim.

“Nuk besoj se do të ketë ngarkesë siç po thoni”, u mjaftua kryetari Latifi, ani pse gjendja faktike flet ndryshe.

Sheshi i qendrës së qytetit nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, por përkundër kritikave Latifi vazhdoi me projektin.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.