Duket se protesta para dyerve të komunës po tregon rezultat.
Kryetari Smajl Latifi ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat për kryerjen e palestrës.
Ai ka takuar ministrin e Sportit, Kujtim Gashi, ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ervin Hoxha.
Kujtojmë se vetëm para pak ditësh tifozët dhe qytetarët organizuan një protestë simbolike para dyerve të komunës për të shprehur pakënaqësi.
Ndërkaq dje KB Rahoveci zhvilloi ndeshjen e parë të playoffit, që ishte arritja më e madhe për sportin Vreshtar në histori edhe pse pa palestër.
Postimi i Latifit:
“Sot, zyrtarisht takova ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi.
Priten lajme të mira për palestrën e sporteve në Rahovec. Tashmë po i vjen fundi pritjeve. Në javën e ardhshme do të qartësohet gjithçka.
U morëm vesh edhe për mbështetjen e projekteve të tjera në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Komunës së Rahovecit, nga dita në ditë, po i rritet dukshëm përkrahja prej Qeverisë së Republikës së Kosovës.
SL
26 prill 2018”, ka shkruar Latifi në Facebook.