Kryetari i Rahovecit dhe degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, vazhdon të jetë aktiv në fushatën e tij për deputet.
Tashmë i konfirmuar jozyrtarisht nga disa burime si kandidat, Latifi po vazhdon fushatën dhe takimet e tij që e ka nisur prej kohësh.
Këtë të dielë ai e rezervoi për t’ua “treguar muskujt” partive tjera në qytet, duke mbajtur një t takim me dhjetëra të rinj të Rahovecit.
Ndryshe kryetari Latifi po sheh një intensifikim të fushatës, me të gjitha partitë opozitare që kanë filluar të dalin nga gjumi për të rivalizuar atë në ato që po konsiderohen si zgjedhjet që do ta vulosin fundin e frymës së VV-së në mbarë vendin.


