Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi të martën ka takuar të riun Nasib Krasniqi nga Xërxa të cilit i ka ndarë mirnënjohje.
Nasib Krasniqi, ditë më parë, më 27 mars 2023, nuk kurseu veten për të shpëtuar një vajzë që ishte hedhur në lumë nga Ura e Fshajit.
Latifi me këtë rast ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar, ku mes tjerash shkruan:
“Njerëzit që shpëtojnë jetën e të tjerëve meritojnë lavdata dhe respekte. Ata bëjnë veprime të guximshme duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetën e një personi tjetër. “
Postimi i plotë:
