Latifi godet mediat, i quan “intriga dashakeqe” gropat dhe qentë endacakë që po shqetësojnë qytetarët

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është bërë i gjallë duke ju drejtuar qytetarëve dhe mërgimtarëve, pas raportimeve të të hënës në portalin Rahoveci24.

Latifi është vënë në lëvizje duke bërë një reagim spektakolar në profilin e tij në Facebook.

Ai u dëshiron mirë se ardhje mërgimtarëve, por pos tjerash ka quajtur “intriga dashakeqe” raportimet e portalit Rahoveci24, që ka publikuar imazhe të dërguara nga qytetarët në adresë të portalit ku shfaqen tufa të qenve endacak në mes të qytetit, gropat që po prishin veturat e qytetarëve dhe mungesën e ndriçimit publik.

Pos qytetarëve, ankesa kanë pasur edhe mërgimtarët.

Reagimi spektakolar i Smajl Latifit është përpjekje për të qetësuar qytetarët dhe për të marrë përsipër faturën e dështimitë të kabinetit të tij qeverisës, që nuk po arrin të përmbushë kërkesat e qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Rahoveci24 i bën thirrje Smajl Latifit që të përmbahet nga kjo gjuhë, pasi që ne nuk po bëjmë asgjë tjetër, pos që jemi zëri i qytetarëve dhe po publikojmë imazhet e brengat që ata po i shprehin nëpërmjet rubrikës “qytetari digjital”.

Më poshtë sjellim të pa edituar reagimin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi:  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.