Latifi e Haradinaj vizitojnë djemtë Avdullah Bugarit në Austri

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me antarë të tjerë të AAK-së janë duke mbajtur takime të ndryshme me bashkëatëdhetarët në Austri.

Vizitën ata e nisën në konakun e Nuri dhe Adri Bugarit, të cilët janë djemtë e dëshmorit të UÇK-së, e heroit të kombit Avdullah Bugari.

Haradinaj së bashku me Smajl Latifin e Time Kadriajn përgëzuan bashkëatdhetarët për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij.

“Themelet e shtetit të Kosovës janë vënë edhe me punë e përkushtim të mërgatës shqiptare. Bashkë, siç kemi qenë edhe në kohërat më të vështira, do të jemi edhe në punët që na presin!” – Shkruan Ramush Haradinaj

“Mbresëlënëse se si Adri dhe Nuri Bugari po punojnë shumë dhe po ia lartësojnë veprën e babait të tyre dëshmor, me sukseset e vazhdueshme që ata po arrijnë.” – Shkruan Smajl Latifi

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.