Përllogaritjet hiperbolike në fushatën zgjedhore në Rahovec nuk kanë të ndalur.
Ishte kandidati për kryetar, Smajl Latifi, ai që bëri të ditur se ka plan të kursejë nga udhëtimi i Vehapit në Prishtinë për të ndërtuar një çerdhe me 30 mijë euro.
Megjithatë, kjo do të jetë e pamundur. Duke parë nevojat për çerdhe, nevojitet një ambient bashkëkohor.
Vetëm renovimi i çerdhes në Rahovec kushtoi 30 mijë euro, kurse Latifi dëshiron ta ndërtojë një të re për 30 mijë.
Ajo që vlen të përmendet është se edhe ajo çerdhe ekzistuese e cila u rinovua tash është shkatërruar dhe është hapur një tender në vlerë 700 mijë euro për ndërtimin e saj.
Në Gjilan në anën tjetër çerdhja kushtoi 400 mijë euro. /Rahoveci24/