Largohet edhe Ramadan Zekiqi

Ramadan Zekiqi do të largohet nga KB Rahoveci.

Klubi ka konfirmuar për portalin se Zekiqi nuk do të jenë më pjesë e KB Rahovecit.

Dita e fundit e afatit kalimtar duket të jetë mjaft intensive në zyret e KB Rahovecit.

Zekiqi sipas burimeve tona do të vazhdojë karrierën ne Ligën e Parë te KB Vushtrria, që synon të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.

Ramadani pati disa performanca të mira në fanellën e KB Rahovecit dhe meriton të respektohet për kontributin e tij.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.