LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij që foli për UÇK-në e Dick Martyn

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka liruar nga detyra këshilltarin Shkelzen Gashi.

Ky vendim i tij, vjen pas deklaratave që Gashi dha dje, ku akuzoi UÇK-në për vrasje të serbëve dhe komuniteteve tjera.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, ka shkruar Kurti.

Njoftimi i Kurtit:

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.