Një rast i ri me koronavirus në Rahovec në 24 orët e fundit.
Kështu konfirmoi para pak çastesh instituti kombëtar i shëndetit publik në vendin tonë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Rahoveci24.
Ndërkaq, në gjithë Kosovën u shënuan 58 raste, fakt ky shumë shqetësues, pasi kryeministri Hoti përmes një konference për media tha se mund të rikthehen masat nëse ka përshkallëzim të situatës.