Rahoveci24 ka mësuar nga burime të sigurta se në fund të javës së ardhshme do të hapet procedura tenderuese për fazën finale të palestrës në Rahovec.
Këto burime konfirmojnë për portalin se në takimin ku u nënshkruan memorandumet ishte temë diskutimi edhe palestra, ku kryetari i komunës, Idriz Vehapi dhe ministri Avdullah Hoti, u shprehën të shqetësuar për thirrjet për protesta nga Rahoveci24, problemet që po kalon klubi dhe arrestimet e rrahjet e tifozëve.
Ministri i Kulturës dhe Sportit, në këtë takim konfirmoi bashkë me sekretarin e departamentit për Sport se jo më larg se javën e hardhshme hapet procedura për fazën finale të palestrës.
Ky është lajm i mirë i cili vjen pas thirrjes së Rahoveci24 për protesta pas gjendjes së padurueshme mbrëmë të krijuar në Gjakovë. /Rahoveci24/