E keqja spo i ndahet kampit stërvitor të KB Rahovecit.
Pas telasheve të mëdha në konsolidimin e ekipit dhe dështimit të transferimit të gjigantit Coreontae Deberry, klubi po ballafaqohet tash me një fatkeqësi.
Një nga yjet e skuadrës, Altin Morina, ka pësuar një dëmtim në nyje.
Në pamje të parë ky dëmtim duket serioz, mirëpo sipas informacioneve të Rahoveci24 ai pritet të kthehet brenda pak ditësh.
Sidoqoftë teksa kanë mbetur vetëm 10 ditë nga fillimi i Superkupës së Kosovës dhe më pak se një muaj nga fillimi i sezonit, klubi ka vetëm 6 lojtarë dhe stërvitjet nuk mund të zhvillohen në formën më optimale ashtu siç edhe ka kërkuar nga dita e parë Fotis Takianos.
Redaksia e sportit e Rahoveci24 kështu bën të ditur se nga përgatitjet e para-sezonës ka avokuar për këtë çështje për të mirën e klubit, pasi që po të interesohej klubi për djemt e qytetit sot do të kishte lojtarë të mjaftueshëm së paku për të mbajtur stërvitjet si duhet dhe nuk do krijohej një situatë e tillë ku djemt që janë rritur nuk janë prezent aty edhe kur klubi ka nevojë. /Rahoveci24/