Lagja në rrugën kryesore të Rahovecit kutërbon nga kanalizimi, banorët thonë se po injorohen nga komuna (Foto)

Qytetari digjital vazhdimisht po dërgon informata të vlefshme nga gjithë komuna e Rahovecit.

Kësaj radhe një nga lagjet në rrugën kryesore të Rahovecit “Xhelal Hajda – Toni” është prekur nga problemet me kanalizimin.

Bëhet fjalë për lagjen afër stacionit të autobusëve, që përbën një nga vendet më të vjetra dhe në zemër të qytetit.

Më poshtë sjellim komentin e qytetarit digjital bashkë me fotografitë ku pretendohet se ata po injorohen nga komuna.

“Qe dy muje eshte tuj rrjell kanalizimi edhe pse si lagje kemi bo kërkesa e krejt send hiq ne gjumë krejt a rrezik ne anën tjetër per fmi as s’munden me dal ne rruge e as neper obore smunden me nejt prej erës”, shkruan qytetari digjital në adresë të Rahoveci24 ku ka bashkëngjiur imazhe nga rrjedhja e kanalizimit.

Mbetet të shihet nëse thirrja e qytetarit digjital do të merret parasysh nga institucionet lokale.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.