Labinot Rexha edhe me një këng për Maturantët

Labinot Rexha, një emër tashmë i njohur në artin shqiptar, ka pak ditë që ka lançuar këngën e tij më të re “Maturant”. Motivet e ndjeshme të kësaj kënge është e pamundur të mos kthejnë vite pas të gjithë ata që e kanë kaluar maturën dhe të fusin në mendime të gjithë ata që janë në prag të saj.

Me të drejtë Labinoti thotë: “Një ditë do ta kuptosh vërtet, maturant quhesh një herë në jetë”. Në fakt çdo event tjetër i jetës mund të përsëritet sipas dëshirave, por matura është diçka që vjen vërtet një herë në jetë.

Këngëtari videoklipin e ka realizuar me produksinin Artvision.

Shikojeni klipin dhe interpretimin e Labinotit

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.