Këngëtari Labinot Rexha me t’u rikthyer në vendlindjen e tij, ka shfrytëzuar kohën për t’u takuar me artistët tjerë që janë edhe miq të tij.
Ndryshe nga herat tjera, kësaj radhe kohë të konsiderueshme këngëtari ka kaluar me kolegët e tij, me këngëtarët Ardian Limanmera dhe Besmir Spahiu.
Ata janë parë me Labin në lokalin n’Qosh bar, ku prezent kanë qenë edhe muzikantë të tjerë të mirënjohur dhe artistë tjerë të fushës së videoproduksionit.
Kjo është ndër të pakta fotot ku mund t’i shohim të gjithë artistët bashkë.
Nuk do të ishte befasi nëse së shpejti do të mund të shihni një bashkëpunim të madh mes gjithë artistëve të Rahovecit. /Rahoveci24/