Këngëtari i mirënjohur rahovecian, Labinot Rexha, po shijon suksesin e klipit të ri.
“Smundem Pa Ty” realizuar nga Labi në super klip nga Artvision, tashmë ka arritur 100 mijë klikime, të cilat po procesohen nga YouTube.
Në projekt merr pjesë edhe boksieri legjendar Elvir Muriqi.
Se publikut i ka pëlqyer ky klip flet edhe raporti mes likeve dhe dislekeve në YouTube dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale.
Regjia e klipit dhe skenari u realizuan nga Taulant Pallqa. /Rahoveci24/