Ky është 30 vjeçari që u gjet i vdekur në Fortesë, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Rahovecit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 30 vjeçarin Betim Berisha, nga Fortesa e Rahovecit.

Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pasditen e djeshme.

Lidhur me rastin ka ndarë detaje edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin policer.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.