Kuvendi komunal i Rahovecit, ka dhënë dritën e gjelbërt për ngritjen e shtatores së heroit të kombit, Sheh Myhedinit.
Kryesuesi z. Nahit Elshani, tha se raporti financiar është analitik, gjithëpërfshirës dhe transparent. Raportin e ka elaburuar, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Lulzim Sylejmani, u shpreh se sipas ligjeve financiare jemi të obliguar që të raportojmë para kuvendarëve buxhetin komunal, dhe me sugjerimet dhe propozimet tuaja e kemi plotësuar raportin në tërësi. Po ashtu drejtori Sylejmani, tha se në këtë raport mund ti gjeni të gjitha shpenzimet të cilët janë bërë për periudhën raportuese dhe pas aprovimit nga ana juaj do të publikohet në webfaqen zyrtare të Komunës, ku të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të shohin se si është shpenzuar buxheti i Komunës, mund të qasën në webfaqe.
Në lidhje me raportin financiar fjalën e mori edhe kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, i cili kërkoj nga të gjithë kuvendarët që të kërkojnë informacione nga drejtori për Buxhet dhe Financa për secilin cent të shpenzuar dhe të dinë qytetarët se ku dhe si është shpenzuar buxheti Komunal. Kurse sa i përket shkuarjes së mjeteve buxhetore në suficit, kryetari u përgjigj se më mirë të shkojnë parat në suficit se sa të bëhen pagesa pa pranim teknike të projekteve.
Raporti financiar është përkrahur si nga kuvendarët e pozitës po ashtu edhe nga ata të opozitës, ku thanë se ky raport në mënyrë të detajuar tregon se si është shpenzuar paraja publike.
Për pikën e cila kishte të bënte me marrjen e Vendimit për ngritjen e shtatores së Heroit të Kosovës “Shejh Mihidinit”, pro këtij Vendimi votuan të gjithë kuvendarët.
Pika tjetër e cila u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe Shqyrtimi i kërkesës së NTP “Vëllezërit Morina” nga Xërxa për dhënien e lejes së përkohshme për ushtrimin e veprimtarisë, ku nga ana e kuvendarëve u aprovua kjo kërkesë dhe ju dha leja e veprimtarisë edhe për një vit.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe pika të tjera të cilat kanë të bëjnë me Shqyrtim propozimin e vendimeve për mbrojtjen e vlerave të natyrës (10 vendime), Shqyrtimi i kërkesës së N.T.H. “Mowenpick” nga Rahoveci, Shqyrtimi i kërkesave të klubeve sportive për ndihmë financiare.