Në seancë të jashtëzakonshme, sot Kuvendi Komunal njëzëri miratoi dokumentin strategjik më të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit, Planin Zhvillimor Komunal 2023 – 2031.
Me këtë plan parashihet zgjerimi i zonave ndërtimore, të zonave të kombinuara për biznes (ndërtim dhe zonat për biznese), si dhe ruajtja e zonave bujqësore. Po ashtu, parashihet shfrytëzimi i tokave, si në vijim:
21,247.30 hektarë, prodhim parësor (bujqësi dhe pylltari);
1616.26 hektarë, prodhime dytësore (industri e lehtë dhe energji e ripërtëritshme);
939.80 hektarë, prodhime tretësore;
547.38 hektarë, rrjet i transpotit, logjistikë dhe infrastrukturë publike;
2757.3 hektarë, për banim;
399.07 hektarë, për shfrytëzime të tjera.
Ky dokument strategjik u hap rrugë investimeve dhe zhvillimit ekonomik të Komunës së Rahovecit.
Po ashtu, pas miratimit të PZhK-së, do të procedohet edhe me dokumentet, si: Vlerësimin Strategjik të Mjedisit dhe Hartën Zonale, të cilat përcaktojnë, veç të tjerash, edhe etazhitetin e objekteve në zona të caktuara.
PZHK u votua unanimisht nga të gjithë asamblistët pozitë opozitë me 23 vota pro e asnjë kundër, mësojnë burimet e Rahoveci24 brenda seancës.


