Kuvendi Komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt ku ishin 12 pika të rendit të ditës dhe disa tema të rëndësishme.
Vlen të përmendet se PDK-së i është rikthyer asamblisti Bejtullah Deliu.
Pyetjet dhe diskutimet ishin mbi disa çështje si:
•Rreth ndërtimit të shkollës fillore në Xërxë;
•Punësimet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit;
•Menaxhimit të projekteve të mëdha;
•Sheshi Qëndror, Kolektori i ujërave të zeza dhe Zona Ekonomike në Operushë;
•Ecuria e investimeve publike në qytet;
•Mundësia e shtimit të inspektorëve që parandalojnë hudhjen e mbeturinave në vende joadekuate;
•Projekti detal zbatues i Sheshit Qëndror dhe leja ndërtimore;
•Ndriçimi publik (Nagac);
•Rregullimi i kubëzimit të rrugëve
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga Kryetari Latifi dhe drejtorët e drejtorive.
Kurse, 12 pika ishin të rendit të ditës si më poshtë:
1. •Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. •Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
3. •Shqyrtimi dhe miratimi i propozimvendimit për faljen e borxheve të papaguara për taksat në aktivitete (afariste), nga data 1.1.2000– 31.1.2017;
4. •Shqyrtimi dhe miratimi i propozimvendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.149/2006, i datës 14.7.2006;
5. •Shqyrtimi dhe miratimi i propozimvendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510057-05539-0 – zona kadastrale Rahovec;
6. •Shqyrtimi dhe miratimi i propozimvendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike me pronën e Institucionit Qëndror – zona kadastrale Rahovec;
7. •Shqyrtimi dhe miratimi i propozimvendimit për riparcelizim të parcelave në zonën kadastrale Rahovec;
8. •Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e Komunës së Rahovecit;
9. •Shqyrtimi i propozimvendimit për themelimin e Ansamblit Komunal të Këngëve dhe Valleve në Rahovec;
10. •Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2023;
11. •Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;
12. •Informatë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonës dimërore;