Eshtë puklikuar dje gjatë ditës edhe making off nga seti i xhirimeve të videoklipit të ri të Ardianit, këngëtarit të mirënjohur nga Rahoveci.
Ardiani ka konfirmuar se po lanson videoklipin e ri “Kanarina”, teksa ai trashmë ka përfunduar pothuajse të gjithia punët.
Videoklipi është realizuar në bashkëpunim me Artvision në regji të Agron Sokolit dhe Taulant Pallqës.
Megjithatë, në disa fotografi të publikuara nga Rahoveci24 shihet një femër afër Ardianit.
Rahoveci24 mëson se ajo është aktorja e njohur, Linda Istrefi, e cila luan rolin e femrës për të cilën lufton protagonisti kryesor në videoklip.
Vlen të përmendet se klipi është artistik dhe nuk ka skena provokative. /Rahoveci24/