Kurti në Krushë të Madhe: Smajl Latifi u shërben shefave, Visari do t’i shërbejë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë ditës për një vizitë në Rahovec, në fshatin Krushë e Madhe.

Ai prej aty në një tubim me qytetarët e Krushës së Madhe deklaroi se Visar Korenica do t’u shërbejë qytetarëve.

“Smajl Latifi u shërben shefave të tij, kurse unë kërkoj nga Visar Korenica që t’u shërbejë qytetarëve”, tha mes tjerash Kurti.

Ndërkaq, ai shtoi se Krusha e Madhe është në zemrën e tij dhe do të jetë një nga zonat ku do të investohet bashkë me siç tha ai, kryetarin e ardhshëm të komunës së Rahovecit.

Kliko këtu për Videon e Plotë

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.