Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se opozita nuk është duke shkaktuar dhunë. Kurti në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se dhunë është Zajednica.
Ai ka thënë se opozita nëpërmjet protestave po kërkon zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e përpjekjeve për ngjalljen e Zajdenicës e cila, sipas tij, ka vdekur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me protestat masive.
Kurti ka thënë se vendi ka nevojë për një kuvend të ri, i cili do ta zgjedhë Presidentin e ri dhe një Qeverisje të re , por që këto të dalin pas zgjedhjeve të reja parlamentare.