Kur Zonja e Hekurt e Rahovecit përlot Krushën (Foto)

Ajo edhe një herë tregoi zemër të madhe dhe të gjitha vlerat më sublime të unjisuara në një femër simbol i një qyteti, komuniteti, i një republike të tërë.

Beatrisa Pista Demiri la gjurmën më të madhe ku në Krushë para një organizimi madhështor nga Kadri Dellova në shtëpinë e kulturës rrëmbeu zemrat e të gjithëve me fjalimin e saj.

Pista Demiri e lidhur shumë me gratë e Krushës transmetoi gjithë emocionin teksa tha se është krenare që është femër falë femrave tē Krushës.

Ajo e quan Andin Hotin simbol të idealit të babait të vet.

Pista Demiri tregoi qëndrim
tipik të një ikone të Rahovecit, ajo është Zonja e Hekurt e Rahovecit.

S’kam fjalë të përshkruaj emocionet që m’i dhuroi Krusha e Madhe në një tubim më se madhështor…

Ky ishte fjalimi im para qytetarëve që me gjak e shkruajtën historinë e kombit tonë!

“Të dashur bashkqytetarë të Krushës së bacës Ukë, Ukshin Hotit,
I nderuar kryetari Vehapi me bashkpuntorë,
I nderuar bashkë kandidat, djali i Krushës, ideali i Ukshin Hotit, Andin Hoti…

Kjo nuk është vizita jonë e parë në këtë tokë ku me gjak është shkruar historia, u bë liria dhe pavarësia – dhe sigurisht nuk do të jetë as e fundit pasi pas 11 qershorit ne do të vijmë si përfaqësuesit tuaj në Kuvend.

Krusha është identitet i sakrificës, i përpjekjeve për liri.

Gratë e Krushës më bëjnë krenare që jam femër dhe janë motivi im për këtë rrugëtim politik.

Janë fëmijët jetim që ata i rrisin me djersën e ballit, jeni ju familjet e dëshmorëve dhe mbarë Krusha e Madhe me histori të madhe që keni thënë fjalën tuaj në luftë, e thoni çdo ditë me djersën tuaj dhe do ta thoni edhe më 11 qershor, atëherë kur nisë FILLIMI I RI.

UNË kërkoj përkrahjen tuaj të pa rezervë, pasi NE do t’iu përkrahim në mënyrë të pa rezervë, ne do të jemi më shumë se ZËRI juaj, ne jemi vet JU, Krushë e Madhe me zemër të madhe!

Ju faleminderit…”

#AndinHoti83 #Beatrisa63 #KadriVeseli1 #FillimiRi #PDKAAKNisma12 #UneJamJu

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.