Kur zhvillojnë ndeshjet klubet e Rahovecit – ORARI

Klubet e Rahovecit nga sportet kryesore do të jenë të angazhuara dhe në aksion këtë fundjavë.

Fillimisht KB Rahoveci të shtunën do të zhvillojë takimin tejet të vështirë ndaj Vëllaznimit me fillim nga ora 17:00. Ky takim do të transmetohet në Artmotion dhe Kujtesa. Në këtë sfidë pritet debutimi i Ed Daniel dhe Darrell Davis.

Në po të njëjtën ditë pra të shtunën nga ora 19:00 është KH Rahoveci që do të vazhdojë rrugëtimin për rikthim në elitën e hendbollit kosovar pa shumë vitesh. Luanët do të presin Dritën në Rahovec, kurse platforma Artvision dhe kanali RahoChannel me numër 86 transmeton “LIVE” këtë ndeshje.

KF Rahoveci vazhdon rrugëtimin drejt Ligës së Parë ndaj Vëllazërisë së Zhurit, një udhëtim tepër i vështirë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 14:30 dhe nuk ka transmetim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.