Rahovec, 22 mars – Agjencia Kundër Korrupsionit ka evidentuar shkelje në një aktivitet të prokurimit të Komunës së Rahovecit dhe ka adresuar opinionin përmes të cilit ka kërkuar evitimin e tyre.
Rekomandimi i AKK-së në këtë rast ka qenë anulimi i procedurës së prokurimit në tenderin: “Furnizim me material teknik për nevojat e Komunës së Rahovecit”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë zyrtarët përgjegjës komunalë kanë pranuar lëshimet e bëra në këtë aktivitet dhe kanë theksuar se e kanë përfillur opinionin e AKK-së, për evitimin e shkeljeve të gjetura.
Menaxheri i Prokurimit publik në Komunën e Rahovecit, Jetullah Kabashi, ka pranuar se në këtë aktivitet të prokurimit ka pasur parregullsi dhe se konstatimet e AKK-së kanë qenë të drejta… (më shumë hollësi, sot në “Kohën Ditore”)/koha.net/Rahoveci24/