Kryetari Vehapi viziton projektet të cilat janë duke u realizuar në fshatrat Kramovik, Qifllak dhe Guri i Kuq

Vazhdojnë investimet nga buxheti i Komunës së Rahovecit për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e Komunës. Realizimin e këtyre projekteve të cilat janë duke u realizuar në fshatrat Kramovik, Qifllak dhe Guri i Kuq, nga afër i ka parë edhe Idriz Vehapi Kryetari i Komunës së Rahovecit.
Projektet e vizituara nga ana e Kryetarit Vehapi janë: rregullimi i objekti të ri të ShFMU “ Mustaf Ibishi” në fshatin Kramovik dhe rregullimin e rrugëve fushore në fshatrat Qifllak dhe Guri i Kuq.
Kryetari Vehapi, i ka premtuar banorët e këtyre fshatrave, se nga buxheti Komunal do të realizohen edhe projekte të tjera të cilat janë në të mirë të banorëve.

640x74

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.