Kryetari Vehapi vizitoi shkollën e mesme ”Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe

Për nder të datës 7 Mars Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me stafin e tij vizituan shkollën e mesme “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, ku u pritën nga Beqir Reshiti drejtori i shkollës, profesor dhe nxënësit.

Kryetari Vehapi, i falënderoi për pritjen e bërë dhe i uroj për 7 Marsin Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve , duke u dëshiruar suksese të vazhdueshme në punën të cilën e bëjnë në vazhdimësi.

Nga ana e tij drejtori Beqir Reshiti, falënderoi kryetarin dhe stafin e tij për vizitën e bërë në ditën e veçantë për mësimdhënësit, dhe tha se vizitë si kjo e sotme, në një ditë të veçantë për mësimdhënësit janë motivim për punë të mëtutjeshme për gjithë stafin e shkollës./Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.