Kryetari Vehapi vizitoi ShFMU “Rilindja” në Çifllak

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi vizitoi ShFMU “Rilindja” në fshatin Çifllak, ku u prit nga drejtori Gëzim Sahitaj.

Në këtë takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe intervenimet të cilat duhet të bëhen në objektin e shkollës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në vizitën e bërë sot në ShFMU “Rilindja”, në fshatin Çifllak, ku gjatë vizitës u interesua për mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë shkollë. Kryetari, premtoi për meremetimin e objektit të shkollës si brenda po ashtu edhe jashtë tij.

Gëzim Sahitaj, drejtori i ShFMU “Rilindja”, falënderoi kryetarin Vehapi, për vizitën e bërë dhe njoftoj për zhvillimin e procesit mësimor, proces i cili është duke u zhvilluar sipas plan programeve të cilat janë përgatitur nga ana e drejtorisë së Arsimit. Po ashtu drejtori Sahitaj tha se janë bërë disa intervenime në ndërrimin e dyerve të klasave, por që ka nevojë të intervenohet në kulmin dhe në renovimin e tij të jashtëm. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.