Kryetari Vehapi uron vitin e ri 2017: Shëndet e lumturi për familjet tuaja

Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, Vitin 2016 po e lëmë prapa, me te gjitha perjetimet që kemi pasur, me sukseset dhe përpjekjet për një jetë më të mirë e më të begatë.

Viti 2017 le të jetë me më shumë shpresë e gëzim, le të na sjellë lumturi, shëndet e mirëqenie.

Le të jetë një Vit i veçantë e i lumtur i jetës suaj, le të jenë miqtë e vërtetë gjithmonë me ju .
Uroj që Viti i Ri t’ju sjellë për ju dhe të dashurit tuaj shëndet, lumturi, gëzim, suksese.
Uroj të sjellë paqe e zhvillim për vendin tonë – Kosovën.

Viti i Ri le të jetë vit i pritjeve dhe i realizimeve të dëshirave Tuaja.
Urime!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.