Kryetari Vehapi uron pavarësinë e Kosovës

Kam nderin që si kryetar i Komunës së Rahovecit, t’ju uroj 8-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.

Gjatë gjithë historisë së ardhshme të popullit shqiptar, 17 Shkurti i vitit 2008 – Dita e Pavarësisë së Kosovës, do të jetë pika kulmore e historisë moderne të Kosovës, do të mbetet si një datë e pashlyer dhe një pikë reference për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, urime 8-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!

Kryetari i Komunës së Rahovecit

Idriz Vehapi

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.