Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar qytetarët e Rahovecit me rastin e festës së Fitër Bajrmait.
I pari i Rahovecit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar një urim special për qytetarët e Rahovecit me rastin e festës.
Postimi i plotë i kryetarit:
Të nderuar qytetar të besimit Islam, më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë Komunale të Rahovecit t’ju drejtohem me urimet me të përzemërta me rastin e festës së Fiter Bajramit.
Festa e Fiter Bajramit, na i sjellë në vëmendje vlerat humane; dashurinë ndaj njerëzve, meshiren, solidarizimin dhe angazhimin që duhet të kemi për ditë me të mira. Së bashku, ne festojmë këtë festë të veçantë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gëzime në familjet tuaja.
Gëzuar!