Kryetari Vehapi takon këshillin e HardhFest: Festivali, krenaria e Rahovecit (Foto)

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim Këshillin Organizativ të HardhFest 2016.

Në takim morën pjesë shumica e KO, me kryetarin i cili ishte në disponim të mirë pas suksesit historik të HardhFest.

Kryetari shprehu kënaqësinë për punën, bashkëpunimin dhe suksesin e HardhFest, duke rikonfirmuar përkrahjen për festivalin.

Ai tha se HardhFest është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Rahovecit ndër vite, teksa shprehu bindjen se nuk do të mungojë as përkrahja institucionale.

Kryetari i këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu, falënderoi kryetarin për përkrahjen, duke thënë se ai është njeriu që jetësoi idenë institucionalisht, një cilësim që kryetari ia derivoi ekskluzivisht këshillit.

Agron Sokoli shtoi se ekziston kohezion i mirë grupor dhe frymë pozitive për edicionin e ardhshëm, ku ai tha se do të ndodhë ndërkombëtarizimi i madh.

Në fund këshilli ia dhuroi në mënyrë simbolike pasaportën kryetarit dhe një fanellë të HardhFest, të cilat ishin atraksion edhe për vizitorët.

Ndryshe, HardhFest do të ballafaqohet me ndryshime dhe shtim të njerëzve të rinj, teksa largimin ditë më parë e konfirmoi Arnolld Korenica, i cili ishte përgjegjës për promovimin e festivalit, por që ka vendosur tu lë hapësirë të rinjve me energji të marrin në dorë këtë dhe departamente tjera!

image

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.