Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti në takim informues zyrtarë nga organizata qeveritare “Qendra Kosovare për Mbështetje në Biznes (KCBS), qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me projektin “Përkrahja e grave në biznes”, në Komunën e Rahovecit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, fillimisht i falënderoj zyrtarët e organizatës KCBS, për përzgjedhjen e komunës së Rahovecit, për zbatimin e këtij projekti që ka të bëjë me “përkrahjen e grave në biznes”. Duke e parë rendësin e këtij projekti kryetari Vehapi , u shpreh i interesuar për bashkëpunim në mes të Komunës së Rahovecit edhe organizatës KCBS.
Ndërsa zyrtarët e organizatës KCBS, falënderuan kryetarin për pritjen e bërë dhe për shprehjen e interesimit për bashkëpunim dhe thanë se nga ky projekt pritet të përfitojnë gra të cilët kanë ide për të krijuar biznese të reja por edhe gra të cilët kanë të krijuar bizneset e tyre. Sipas zyrtarëve të organizatës KCBS, në kuadër të këtij projekti, do të ketë edhe objektiva të qarta në lidhje me krijimin e një biznesi të ri.