Kryetari Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka marre pjesë në vizitoi studimore në Asociacionin e Komunave Turke në Botë (TDBB), kjo vizitë është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Asociacioni i Komunave Turke në Botë vizita është zhvilluar nga data 19 deri 21 shkurt 2017, të pranishëm në vizitë studimore ishin kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Naim Ismaili dhe disa kryetar të tjerë të Komunave të Kosovës.
Qëllim i vizitës studimore ka qenë shkëmbimi i përvojave me Asociacionin e Turqisë sa i përket zhvillimeve rreth pushtetit lokal në Republikën e Turqisë, situatës financiere në pushtetin lokal, qasja e lobimit dhe avokimit të Asociacionit të Turqisë. Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar edhe takime me komunat nga Turqia që janë të binjakëzuara me Komunat në Republikën e Kosovës.