Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka kërkuar që të ngritet shtatorja e heroit të Kosovës, Shejh Myhedinit.
Kërkesën kryetari e ka bërë te Komiteti për Politikë dhe Financa, i drejtuar nga Nahit Elshani, i cili ka ftuar të gjithë anatërt e këtij komiteti që më 15 shkurt 2016 nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit të bëhet shqyrtimi i këtyre pikave.
Në rendin e ditës janë gjashtë pika:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i Raportit financiar për realizimin e Buxhetit komunal për periudhën Janar-
Dhjetor 2015,
3. Shqyrtimi i Propozimit të kryetarit për inicimin e procedurës për ngritjen e shtatores së
Heroit të Kosovës “Shejh Mihidinit”,
4. Shqyrtimi i kërkesës së NTP “Vëllezërit Morina” nga Xërxa për dhënien e lejes së
përkohshme për ushtrim të veprimtarisë,
5. Shqyrtimi i propozim vendimeve për mbrojtjen e vlerave të natyrës (10 vendime),
6. Të ndryshme.
Eshtë hera e parë që një kryetar komune i Rahovecit kërkon inicimin e procedurave për ngritjen e shtatores së një prej personaliteteve më të fuqishme në historinë e Rahovecit, që i ka kontribuar mbarë kombit shqiptar.