Kryetari Vehapi inspektoi kubëzimin e rrugëve në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit

Kubëzimi i rrugëve i cili është paraparë të realizohet në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit është në përfundim e sipër, punimet i kanë parë nga afër , Idriz Vehapi kryetar i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi gjatë takimit me banorët e fshatit Pastasellë tha se kubëzimi i dy rrugëve është paraparë që të përfundoj gjatë vitit 2016 dhe siç po e shohim këto projekte janë në përfundim e sipër. Poashtu kryetari ju premtoj banorëve, se do të ketë edhe projekte të tjera, të cilët do të realizohen në këtë fshat nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Ramadan Krasniqi, anëtar i këshillit të fshatit Pastasellë, falënderoi kryetarin Vehapi për vizitën e bërë, poashtu edhe për projektet të cilët janë duke u realizuar. Ai u shpreh i kënaqur për interesimin nga ana e qeverisë komunale për realizimin e projekteve të tjera në këtë fshat.

Gjatësia e rrugës e cila është kubëzuar është 337 metra ndërsa rruga e cila është në përfundim e sipër është e gjatë 354 metra. I tërë investimi është bërë nga buxheti i Komunës së Rahovecit dhe vlera përgjithshme e kubëzimit të dy rrugëve është 50.626 euro.

image

image

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.