Kryetari Vehapi i vendosur: Nuk do të lëmë asnjë rrugë në Rahovec pa e rregulluar (Foto)

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, po vazhdon me intensitet të lartë angazhimin rreth projekteve komunale.

Kësisoj pas vizitës në Celinë ku vijoi punimet në plot 11 rrugë, ai debatoi me qyetarë në rrjetin social Facebook.

Një qytetar u ankua në postimin e kryetarit për rrugën në lagjen e tij, kurse përgjigja e kryetarit ishte thjesht epike.

“Rregullohet ajo Kushtrim. Nuk do ta lëmë asnjë rrugë në gjithë komunën tonë pa e rregulluar”, u shpreh Vehapi në përgjigje të qytetarit.

Në postimin në fjalë ku debatoi me qytetarët Vehapi mori rreth 800 pëlqime dhe rreth 100 komente ku debatoi me qytetarë shumë prej të cilëve e përgëzuan për angazhimin.

Së fundmi kryetari Vehapi inspektoi fillimet e punimeve për infrastrukturën e tregut të rrushit dhe festivalit HardhFest në vendin e quajtur Konak në Bërnjak. Ky është një heri projekti më i madh ndër vite ku përfituesit më të mëdhenj janë vreshtarët e kësaj ane. /Rahoveci24/

vehapi-kushtrimi

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.