Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me anë të një komunikate nga zyra e tij ka konfirmuar orarin e mbajtjes së takimeve me qytetarë.
Sipas këtij njoftimi, orari i takimit të qytetarëve me kryetarin në veçanti është dita e hënë nga ora 13:00 deri ora 15:00.
Ky orar duket të jetë rezervuar për qytetarë pasi që për shkak të takimeve të shumta dhe monitorimit të projekteve kryetari jo gjithmonë mund të jetë në zyre për të dëgjuar hallet e qytetarëve.
Kështu ai ka lënë këtë orar për të pasur qasje më koherente ndaj qytetarëve /Rahoveci24/