Kryetari Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, pritën në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara.
Kryetari e uroi për suksese në detyrën e re dhe shprehu falënderime për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që kemi si intitucion me KFOR-in në projekte të ndryshme.
Biseduan për gjendjen në përgjithësi të komunës sonë, për sfidat dhe synimet e përbashkëta.


