Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shtruar një iftar ditë më parë, ku ishin të ftuar miq të tij të afërt, koleksionues votash dhe persona me pozita në komunën e Rahovecit, por jo edhe qytetarët e rëndomtë.
Iftari u organizua nga vet kryetari Latifi dhe paria e tij, këtë e dëshmojnë e-mailat e ftesave që ai i ka dërguar personave prezent – ani pse kryetari është munduar që këtij iftari t’i japë cilësimin e organizmit të përbashkët me BIK-un në Rahovec.
Për më tepër, ky iftar u organizua aty për aty, personat e ftuar ishin ftuar në po të njëjtën ditë që është mbajtur ky iftar.
Duket se Latifi synon që të mbajë raporte të afërta me persona me ndikim në Rahovec, e jo me qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët nuk ishin të ftuar prej tij, pasi që nuk mbajnë pozita të rëndësishme, apo thjesht nuk i sjellin vota atij.
Postimi i plotë:
