Kryetari Latifi viziton QMF-në Krushë të Madhe, vlerëson punën e mirë që po bëhet nga stafi mjekësor

Në këtë mëngjes, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe, ku shikoi nga afër punën e madhe që po bëhet nga specialisti i mjekësisë familjare, dr. Qazim Duraku, stomatologu dr. Dardan Duraku, nga infermieret (Elmazja, Alberita, Leonora, Fjolla), që shërbejnë si dhe infermieren me përvojë të gjatë, motrën Vera, që merret me këshillimin e pacientëve, të gjithë të angazhuar plotësisht.

“Rikujtojmë se QMF-ja është plotësisht e renovuar dhe me kushte shumë të mira, po ashtu, me mjedise të mirëmbajtura, ka pajisje mjekësore funksionale, është laboratori dhe bëhen disa nga analizat, si dhe higjiena është në nivel shumë të kënaqshëm. Shërbimet në QMF në Krushë të Madhe, ofrohen në dy ndërrime, nga ora 7:00 në mëngjes deri në 22:00 të natës. Më bëri pështypje puna e mirë që bëhet këtu dhe i urova për punë të mbarë!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

osa1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.