Kryetari Latifi vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Samir Mustafa, kanë vizituan Qendrën për Punë Sociale në Rahovec (QPS).

Gjatë vizitës së bërë në QPS, Kryetari Latifi u prit takim nga drejtori i QPS-së Bilbil Oruqi dhe punëtorët e kësaj qendreje. Drejtori Oruqi gjatë takimit e ka njoftuar Kryetarin, për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni, për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe punën e cila është duke u bërë në vazhdimësi për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës.

Ndërsa, Kryetari Latifi, u shpreh i gatshëm që në mënyrë institucionale t’ju ofroj mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që punët në këtë institucion të ecin mirë dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre të cilët ofrohen në kuadër të QPS-së, pa ndonjë vonesë të pa arsyeshme .

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.