Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ishte i ftuar emisionin “n’Nejë” në ATV me prezantuesen Xhejlane Tërbunja.
Aty ai u pyet në mënyrë interesante për atë se çka bën natën verës, teksa pohoi: “Punojmë gjithë ditën”.
Ndërkaq, kur u pyet më saktësisht se çka bën natën verës, a shkon në ndonjë dasmë, Latifi u përgjigj.
“Po kam shkuar nëpër dasma, deri tani kam qenë në gjashtë dasma”, pohoi Latifi.
Ndërkaq, ky numër la të befasuar prezantuesen e aktoren e njohur, e cila shprehu habinë me numrin e madh të prezencave të Latifit në dasma.
Bashkë me të ishin prezent edhe drejtoresha e Inspekcionit, Nora Boshnjaku si dhe drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi.
Shikoni videon e plotë të emisionit: