Kryetari Latifi takon yjet e Rahovecit në CS2 “SkuUzZa” dhe “AMRfly”, u ndan mirënjohje dhe u ofron përkrahje

Duket se CS2 vërtet është më shumë se lojë elektronike argëtuese dhe është një sport i vërtetë.

Këtë na bënë të kuptojmë yjet e Rahovecit në CS2 Shaip “SkuUzZa” Hoxha dhe Amar “AMRfly” Zekaj të cilët bashkë me Dion “Di0nii” Morina morën pjesë në finale të Kamiponatit Shtetëror në CS2, aty ku u mposhtën nga klubi mjaft i organizuar dhe me përvojë ILLYRIANS.

640x74

Megjithatë, paraqitja impresive duke marrë parasysh se SkuUzZa është vetëm 16 vjeçar, ka rënë edhe në syrin e të parit të komunës.

Kryetari Smajl Latifi ndau sot mirënjohje dhe priti në takim yjet e Rahovecit në CS2, ku ndau edhe mirënjohje.

Ai ofroi mbështetje financiare për udhëtimet e tyre për gara profesionale, teksa i bëri thirrje që të themelojnë klubin profesional dhe që klube tjera të hapen në nivel profesional në eSports dhe veçanërisht në CS2.

Ky takim dhe kjo mbështetje e kryetarit Latifi duhet të mirëpritet, pasi sportet elekronike nuk janë vetëm lojëra argëtuese, por të rinjt me talentin e tyre mund të krijojnë një imazh fantastik për Rahovecin dhe Kosovën në mbarë botën, e të përfitojnë të ardhura masive financiare për vete dhe familjet e tyre në të ardhmen e tyre profesionale.

SkuUzZa është vetëm 16 vjeç përndryshe dhe konsiderohet multi-talent në CS2 në nivel kombëtar, që bën që të shpresojmë shumë si qytet që pas disa vitesh nga qyteti jonë të dal një mega yll botëror në eSports dhe CS2.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.