Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka qëndruar për vizitë te K.R.U. Gjakova, pas reduktimeve dhe ngecjes së disa projekteve të përbashkëta.
Reduktimet e ujit kanë shqetësuar jo vetëm qytetarët rezident të komunës së Rahovecit, por edhe mërgimtarët që do të vijnë për pushime.
Ndërkaq, për këtë arsye Smajl Latifi u takua me zyrtarët e lartë, për çka edhe ka treguar publikisht.
Burimet e Rahoveci24 bëjnë të ditur se K.R.U Gjakova do të sigurojnë që furnizimi me ujë për Kurban Bajram të jetë i rregullt.
Ndërkaq, vizita e kryetarit pasi shqetësimeve të qytearëve është e mirëpritur.
/Rahoveci24/
