Kryetari Latifi paralajmëron edicion të suksesshëm: HardhFest po kthehet fuqishëm

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është takuar me drejtorin e festivalit “HardhFest”, Agron Sokoli.

Postimi i plotë:

640x74

Këshillime gjatë një takimi me z. Agron I. Sokoli, Kryesues i Këshillit Organizues të Festës së Vjeljes së Rrushit (HARDHFEST) në Rahovec.
Në Rahovec, në datat 2, 3 dhe 4 shtator, bashkërisht do të përjetojmë rikthimin e fuqishëm të “HARDHFEST” – it, plot befasi e begati dhe aktivitete.
Rahoveci ka dëshmuar se di, do dhe mundet të organizojë manifestime të përmasava të mëdha që thyejnë kufinjtë e Republikës së Kosovës.

Përgatitjet vazhdojnë, ndërkohë që sipas Agronit, sivjet do të kemi risi që do t’i japin peshë dhe fuqi, edhe paralajmërimet, se do të vijnë pjesëmarrës të shumtë nga vise të ndryshme shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës për të shijuar e përjetuar atmosferën dhe kënaqësinë në festën tonë madhështore.

cakokrrarrushi…🍇🍇🍇

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.