Kryetari Latifi njofton se i riu që vdiq në Itali në aksident është Altin Hoti nga Ratkoci

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se një nga shqiptarët që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali është Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë nga Latifi:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane.

Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!
Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!

Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe! 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.