Kryetari Latifi neutralizon aktivistin e VV-së që statuset e komentet i shkruan me ChatGPT

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka qenë i ashpër ndaj një aktivisti të VV-së në mërgatë, duke ja bërë bllok në rrjetet sociale.

Kjo u kuptua gjatë ditës kur vet personi, aktivist i VV-së nga Zvicra, u ankua në rrjetet sociale se e ka bllokuar.

osa1

Bëhet fjalë për Sedat Haxhijahën, një person nga Rahoveci që jeton në Zvicër, e që ka raporte miqësore me kryeministrin Albin Kurti.

Por, jo aq miqësore duket të jenë raportet mes Haxhijahës dhe Latifit, ku ky i fundit ja ka bërë bllok.

Haxhijaha menjëherë i është rrekur rrjeteve sociale duke e akuzuar kryetarin Latifi për ndalim të lirisë së shprehjes, një tjetër status, ashtu si çdo status tjetër që hartohet prej tij me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, ChatGPT.

Më poshtë reagimi i tij i plotë pasi është bllokuar nga Latifi:



 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.