Kryetari i Komunës së Rahoveci, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i DEZHT, z. Erhan Morina, zhvilloi takimin e parë këshillues me 28 përfaqësues nga komuniteti i biznesit për themelimin e Këshillit Publiko – Privat.
Ky takim është inicuar nga USAID si njëri prej aktiviteteve të rëndësishme të USAID – Qeverisja e Pronës.
Ky këshill do të ketë karakter këshilldhënës, do të mbajë takime të rregullta me qëllim të paraqitjes së kërkesave dhe harmonizimit të tyre, artikulimit dhe përkrahjes së sektorit privat.
